Transmetuar më 17-09-2026, 20:33

Qytetarët janë mbledhur sërish në bulevard në ditën e 110-të të protestës së tyre, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e të gjithë klasës politike. Mbledhja e protestuesve nisi fillimisht në Sheshin "Skënderbej" dhe më pas vijoi me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit konfirmuan se nuk do të tërhiqen nga qëndresa e tyre deri në realizimin e kërkesave.

Tubimi i mbrëmjes vijon pas tensioneve të shënuara gjatë orëve të para të ditës përpara Kuvendit, ku pati përplasje me forcave të rendit. Situata u përshkallëzua kur protestuesit hoqën gardhin metalik të vendosur pranë Ministrisë së Mbrojtjes, veprim që solli ndërhyrjen e policisë dhe shoqërimin e disa personave, mes të cilëve edhe Dritan Goxhaj.

Përgjatë marshimit, protestuesit kanë brohoritur në kor thirrjet e tyre kryesore:

— “Arrestoni Ramën!” — “O Ergys o legen prite Ramën se po vjen!” — “Edi Rama frikacak!” — “Dorëheqje, ju erdhi fundi!” — “Policia e krimit!” — “Edi Rama jep dorëheqjen!” — “Edi Rama në burg!” — “O Erion o legen prite Ramën se po vjen!” — “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!” — “Pa rini nuk ka Shqipëri!” — “Poshtë patronazhistët!” — “Shqipëria kërkon revolucion!”

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit