

Qindra bashkatdhetarë kanë protestuar mbrëmjen e kaluar në sheshin "Times Square" në Nju Jork, në shenjë reagimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me një total prej 81 vitesh burg katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë tubimit në zemër të SHBA-së, protestuesit mbanin në duar flamuj kombëtarë dhe fotot e Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit e Kadri Veselit, ndërsa këndonin këngë patriotike, mes të cilave edhe "Mora fjalë". Pjesëmarrësit theksuan se asnjë vendim nuk mund të zbehë pastërtinë e luftës çlirimtare dhe historinë e saj.
Përmes këtij aksioni, diaspora shqiptare në SHBA përçoi mesazhin se qëndron e bashkuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar drejtësi, liri dhe dinjitet për çlirimtarët.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






