

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me komisariatet Nr. 2, Nr. 3 dhe Nr. 4 në Tiranë, kanë finalizuar operacionin e koduar "Broken Door", duke vënë në pranga autorin e dyshuar të 16 vjedhjeve me thyerje në subjekte të ndryshme tregtare. Në pranga ka rënë shtetasi E. Gj., 34 vjeç, i cili kryente vjedhjet ndërsa ndodhej nën masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" për të njëjtën vepër penale.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 34-vjeçari futet me forcë në ambientet e brendshme të lokaleve duke thyer dyert, ku merrte shuma parash dhe produkte të ndryshme. Veprimtaria e tij kriminale u shtri përgjatë muajve gusht dhe shtator 2026 në zona të ndryshme të kryeqytetit:
Komisariati Nr. 2: 8 lokale të grabitura.
Komisariati Nr. 3: 4 lokale të grabitura.
Komisariati Nr. 1: 2 lokale të grabitura.
Komisariati Nr. 4: 2 lokale të grabitura.
Hetimet po vijojnë për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht të gjithë veprimtarinë kriminale të shtetasit E. Gj. në fushën e vjedhjeve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vjedhjeve të 16 lokaleve në Tiranë, akte këto të kryera gjatë muajve gusht dhe shtator. 34-vjeçari i arrestuar me inicialet E.GJ., ndodhej me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtin krim.
Sikurse mund të shihet nga video autori thyen derën e lokaleve duke u futur me forcë në ambientet e brendshme të tyre për t’i grabitur.
“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në bazë të kallëzimeve nga administratorë lokalesh në zona të ndryshme të kryeqytetit, për vjedhje me thyerje në subjekte, të produkteve dhe shuma të parave, shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 1, Nr. 2, Nr. 3 dhe Nr. 4 finalizuan operacionin e koduar “Broken Door”, gjatë të cilit u ndalua nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1, autori i dyshuar i 16 prej këtyre rasteve, shtetasi E. Gj., 34 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Nga këto veprime dyshohet se i ndaluari, gjatë periudhës gusht-shtator 2026, ka vjedhur me thyerje, shuma parash dhe produkte, në 8 lokale në territorin në juridiksionin e Komisariatit Nr. 2, në 4 lokale në territorin në juridiksionin e Komisariatit Nr. 3, në 2 lokale në territorin në juridiksionin e Komisariatit Nr. 1 dhe në 2 lokale në territorin në juridiksionin e Komisariatit Nr. 4. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 34-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”. Hetimet vijojnë për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht, veprimtarinë kriminale të shtetasit E. Gj., në fushën e vjedhjeve”, vijon njoftimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






