

Sot u mbajt seanca për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ku u vendos masa e sigurisë “Arrest me burg”. 52-vjeçari theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e Merita Grëmajt, ku plagosi me drapër babain e saj.
Merita Gremaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Shqipëria Live” përballë gazetarëve Sidorela Gjoni, Nexhi Beqiraj dhe Eris Dhamo, sqaroi të vërtetën e fotos së postuar nga deputetja Zegjine Çaushi, ku kjo e fundit pretendoi se daja i saj do të martohej me 34-vjeçaren. Gremaj e hodhi poshtë këtë deklaratë, duke thënë se nuk do të martohej kurrë me të.
Biseda:
— A do të martoheshit, cila është e vërteta? — Unë me atë, kurrën e kurrës.
— Kur është bërë foto? — Kur kemi ikur në Fier me ble rroba. Si mund të merrem me një njeri që më dhunon, kërcënon, më keqtrajton.
— Kush t’i ka dhuruar? — Më ka dhënë vajza e Nazmies. Foto është bërë se më kërcënonte.
— I ke thënë deputetes se do martohesh? — Jo, unë e kam nxjerrë jashtë. Donte Bledari të më fuste në punë dhe ajo thoshte në Roskovec.
— Pse nuk e keni denoncuar, të kërcënonte dhe nuk e ke denoncuar? — Se thoshte ti po tregove do të të heq një këmbë dhe krah, do të bëj të vuash, e ka thënë edhe në komisariat.
— Kur është bërë fotografia? — Në muajin qershor.
— Të këtij viti? — Po.
— Kur ka nisur dhuna për herë të parë? — Ka qenë e vazhdueshme.
— Edhe në qershor? — Vetëm dy ditët e fundit e ndali dhunën se erdha në shtëpi për të kërkuar ndihmë, te familja ime.
— Si reaguan institucionet kur bëre denoncimin? — Më thanë ‘pse nuk erdhe më para?’. Po nuk kisha shanse.
— Cilat janë provat që ke? — Kam një telefon tjetër dhe ky akoma vazhdon me kërcënime edhe në shtëpinë time. Atje nuk kam mundur t’a regjistroj se nuk kisha telefon.
— Në polici çfarë provash ke dhënë? — Kam dhënë prova. Unë faktikisht si person nuk doja kontradikta, se gjërat më shumë agravoheshin.
— A të ka marrë deputetja në telefon? — Erdhi bashkë me babain e saj dhe solli vetëm rroba.
— Pas denoncimit? — Jo. S’kam kontakte, s’më ka marrë, asnjë takim.
— Po të afërmit e Bledarit? — Më kanë thënë të heq denoncimin se ka fëmijë, nuk mundem se jam e kërcënuar dhe e dhunuar. Po tani që babai im ndodhet në shtrat çfarë të bëj. Unë dhe nëna jemi si mos më keq.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






