Transmetuar më 17-09-2026, 16:40

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në bregdetin e Velipojës, ku një ioshje kosovar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në zonën e njohur si “Plazhi i Vogël”.

Sipas të dhënave të para zyrtare, shtetasi kosovar E. M., 82 vjeç, dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak gjatë kohës që po lahej në det, çka ka shkaktuar më pas mbytjen e tij.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkaqeve që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit