Transmetuar më 17-09-2026, 15:07

Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, zhvilloi sot interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, në lidhje me vonesat dhe dështimin e qeverisë për zgjidhjen e problemit të trafikut në hyrje daljet e qytetit të Elbasanit dhe realizimin e bajpasit të Elbasanit.

Sipas tij, “prej vitesh, mijëra qytetarë të Elbasanit, bizneset lokale, transportuesit dhe udhëtarët që lëvizin drejt juglindjes së vendit, në Korçë, në Pogradec, në Maqedoninë e Veriut, në Greqi, përballen çdo ditë me bllokime të gjata trafiku, humbje kohe, rritje të kostove të karburantit dhe stres të vazhdueshëm gjatë lëvizjes”.

Si deputet i qarkut të Elbasanit, Himçi tha se prej vitesh qytetarët dëgjojnë vetëm premtime për bajpasin e Elbasanit, ndërkohë që qëndrojnë me orë të tëra në trafik në hyrje të qytetit të tyre, veçanërisht gjatë fundjavave apo sezonit turistik.

Sipas tij kjo situatë nuk përbën më thjesht një problem trafiku, ajo është kthyer në një pengesë serioze për zhvillimin ekonomik të Elbasanit dhe gjithë rajonit juglindor.

Në interpelancën, Himçi kërkoi sqarime për afatin real të punimeve, koston përfundimtare të projektit dhe arsyet e diferencave të mëdha mes shifrave të publikuara.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit