

Debati mbi Gjendjen e Unionit në Parlamentin Evropian është shoqëruar me përplasje të forta politike, ku eurodeputetja greke Afroditi Latinopoulou ka lëshuar akuza të ashpra ndaj Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Latinopoulou e cilësoi kreun e Ekzekutivit Evropian si "racisten më të madhe kundër evropianëve", duke e bërë përgjegjëse për politikat e migracionit të paligjshëm dhe ndikimin e tyre në vendet e bllokut.
Gjatë fjalës së saj, eurodeputetja akuzoi Brukselin se po e mbush Evropën me emigrantë të paligjshëm dhe po krijon ndasi nëpër lagjet e qyteteve evropiane. Ajo nënvizoi se shtetet e vijës së parë, përfshirë Greqinë, po mbajnë koston kryesore të këtij fenomeni, ndërsa institucionet evropiane mjaftohen me leksione mbi vlerat. Përveç emigracionit, Latinopoulou kritikoi ashpër Marrëveshjen e Gjelbër dhe politikat klimatike të BE-së, duke i cilësuar ato si arsyen kryesore për mbylljen e fabrikave dhe humbjen e vendeve të punës në kontinent.
Sulmi i eurodeputetes greke u shtri edhe te çështja e transparencës, ku ajo riktheu në vëmendje shkëmbimin e mesazheve mes Von der Leyen dhe drejtuesit të kompanisë Pfizer, Albert Bourla, gjatë periudhës së negociatave për vaksinat kundër COVID-19. Latinopoulou kërkoi llogaridhënie të plotë nga Komisioni Evropian, duke e akuzuar drejtuesen e tij për mungesë transparence në vendimmarrje.
Ms von der Leyen, there is no greater racist against Europeans than you!#EU pic.twitter.com/JJRSBIQ3Vj
— Latinopoulou (@latinopoulou) September 16, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






