

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Bulqizë, ku dy pika karburanti janë bërë pre e grabitjes me dhunë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me DVP Dibër, kanë kryer veprime të shpejta hetimore duke bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar.
Në kërkim është shpallur shtetasi A. H., 32 vjeç, banues në Bulqizë. Ai dyshohet se rreth orës 00:54, në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar, ka shkuar në dy pika karburanti në Bulqizë dhe Fushë-Bulqizë, ku u kanë marrë me dhunë punonjësve xhiron ditore në vlerat 18.300 dhe 38.600 lekë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në zonë, uniformat e blu kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet tip “Toyota” pa targa dhe një motomjet, të cilët dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë grabitjeve.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ndërsa vijon puna intensive për lokalizimin e 32-vjeçarit dhe identifikimin e bashkëpunëtorit të tij në këtë ngjarje.
Njoftimi:
Bulqizë/Vodhën me dhunë xhiron ditore në dy pika karburanti, identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri prej autorëve, vijon puna për identifikimin e autorit tjetër.
Sekuestrohen një automjet tip “Toyota” dhe një motomjet, të dyshuar se janë përdorur gjatë ngjarjes.
Ndërkohë, vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të shpallur në kërkim.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër, organizuan punën dhe kryen veprime të shpejta hetimore, duke bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar.
Si rezultat, u shpall në kërkim shtetasi A. H., 32 vjeç, banues në Bulqizë, i cili dyshohet se, në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar, rreth orës 00:54, ka shkuar në dy pika karburanti, në Bulqizë dhe Fushë-Bulqizë, ku u kanë vjedhur me dhunë punonjësve të këtyre pikave xhiron ditore (18.300 dhe 38.600 lekë).
Në vijim të veprimeve dhe kontrolleve të kryera në zonë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan automjetin tip “Toyota”, pa targa, si dhe një motomjet, të dyshuar se janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së vjedhjeve.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personit tjetër të përfshirë në ngjarje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






