

TIRANË – Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë të gjithë protestuesit e arrestuar pak ditë më parë gjatë aksionit të tyre në zonën e Zogut të Zi.
Në seancën e vlerësimit të masave të sigurisë, trupa gjykuese e cilësoi si të paligjshëm arrestimin e kryer nga organet e rendit. Për rrjedhojë, gjykata vendosi të mos caktojë asnjë masë shtrënguese sigurimi ndaj tyre, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm.
Qytetarët u shoqëruan dhe u arrestuan nga policia pasi tentuan të bllokonin qarkullimin e automjeteve në nyjën kryesore të Zogut të Zi, si pjesë e protestës së tyre. Megjithatë, pas shqyrtimit të provave dhe rrethanave të ngjarjes, togat e zeza arritën në përfundimin se procedura e ndalimit të tyre nuk kishte bazë ligjore.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






