

Protesta e zhvilluar këtë të enjte përpara Ministrisë së Brendshme është përfshirë nga tensione të reja, pasi protestuesit kanë arritur të çajnë kordonin mbrojtës të vendosur nga forcat e rendit. Përmes veprimeve të dhunshme, tubuesit kanë shkulur një pjesë të gardhit metalik që rrethonte perimetrin e sigurisë pranë godinës zyrtare.
Përshkallëzimi i situatës ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të efektivëve të policisë për të rivendosur rendin dhe për të parandaluar depërtimin e mëtejshëm të turmës. Kjo përplasje pason incidentet e mëparshme ku protestuesit qëlluan me vezë dhe letra higjienike në drejtim të policisë, veprime që çuan edhe në shoqërimin e një personi në komisarit.
Tubimi i qytetarëve, i cili pason protestat e paralajmëruara një ditë më parë, ka nisur rreth orës 10:00, në mënyrë të njëkohshme me nisjen e seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Forcat e rendit vijojnë të mbeten në vendngjarje për të monitoruar situatën.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






