Transmetuar më 17-09-2026, 12:11

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i është përgjigjur zyrtarisht këtë të enjte kërkesës së Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, e cila kërkonte rishikimin e rregullit që ndalon mbajtjen e telefonave celularë brenda sallave të gjyqit.

Në reagimin e saj, GJKKO sqaron se vendimi për ndalimin e pajisjeve celulare përbën një masë të domosdoshme për ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore. Gjykata nërmvizon se ky rregull zbatohet pa asnjë përjashtim ndaj të gjitha subjekteve procedurale, përfshirë vetë gjyqtarët dhe prokurorët, duke garantuar kështu barazinë dhe neutralitetin institucional.

Lidhur me pretendimet e avokatëve për mbarëvajtjen e mbrojtjes ligjore, GJKKO thekson se mbrojtësit kanë të drejtë të përdorin kompjuterët portativë për të mbajtur shënime apo për të konsultuar materialet e nevojshme procedurale gjatë seancave. Përmes kësaj përgjigjeje, gjykata i udhëzon avokatët që të zbatojnë rregulloren në fuqi ose, në të kundërt, të ndjekin rrugët zyrtare ligjore për kontestimin e saj.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit