Transmetuar më 17-09-2026, 11:57

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate dhe ironi mes opozitës dhe maxhorancës. Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, nga foltorja e Kuvendit ka thumbuar deputetët e Partisë Socialiste lidhur me masat e marra për t’iu shmangur protestave jashtë godinës, si dhe ka bërë një koment ironizues ndaj pamjes së re të deputetes Zegjine Çaushi.

Në fjalën e tij, Muçi deklaroi se përballë protestave që vijojnë prej 110 ditësh, e vetmja zgjidhje mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij. Ai urioi që ky të jetë sesioni më i shkurtër parlamentar, ndërsa u shpreh se deputetët e shumicës kishin thurur plane për t’ju shmangur vezëve të protestuesve, duke u mbyllur fjalën me një urim për "look-un e ri" të deputetes Çaushi.

Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të nënkryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili i tërohoqi vëmendjen deputetit Muçi për përdorimin e një gjuhe të papërshtatshme dhe seksiste. Nga ana tjetër, vetë deputetja Zegjine Çaushi ka reaguar nga vendi ndaj fjalës së Muçit, duke iu drejtuar me ton të ashpër: "Ulu mo ulu, se na hape barkun, psikopat!".

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit