Transmetuar më 17-09-2026, 11:03

Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Bledar Bakaj, i cili është daja i deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi. Vendimi u mor gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar mëngjesin e kësaj të enjteje, ku u vlerësua i ligjshëm arrestimi i tij për plagosjen e babait të ish-bashkëjetueses.

Seanca për vlerësimin e masës së sigurimit u drejtua nga gjyqtarja Bora Shaholli, ndërsa organin e akuzës e përfaqësoi prokurorja Oljana Gjergjefi. Pasi shqyrtoi provat e paraqitura dhe kërkesën e Prokurorisë, trupa gjykuese vendosi pranimin e plotë të kërkesës së akuzës duke e lënë të arrestuarin në qeli.

Hetimet ndaj Bledar Bakajt vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të konfliktit që çoi në plagosjen e rëndë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit