Transmetuar më 17-09-2026, 08:40

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar publikisht Bashkimin Evropian me tarifa të rënda tregtare dhe kufizime të mundshme ekonomike, pas propozimit të shefes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për ta bërë Kanadanë anëtaren e parë të asociuar të bllokut. Trump e cilësoi këtë nismë si qesharake, duke deklaruar se përgjigjja e Uashingtonit do të varet nga qëllimet e Brukselit.

Në një deklaratë për gazetarët, kreu i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi se nëse ky hap do të konsiderohet si një akt armiqësor ndaj SHBA-së, reagimi do të jetë i menjëhershëm përmes tarifave të ashpra ose ndërprerjes së tregtisë me Evropën në sektorë të ndryshëm. Përgjatë fjalës së tij, Trump kritikoi ashpër edhe Otavën zyrtare, duke e përshkruar Kanadanë si një partnere mjaft të vështirë tregtare për palën amerikane.

Reagimi i Uashingtonit vjen menjëherë pas fjalimit të Von der Leyen për Gjendjen e Unionit, ku u propozua një bashkëpunim i thelluar me Kanadanë në fushat e mbrojtjes, teknologjisë, energjisë dhe tregtisë. Ndonëse traktatet aktuale të BE-së nuk e parashikojnë statusin e anëtarit të asociuar, kryeministri kanadez Mark Carney ka konfirmuar interesin e vendit të tij për të ndërtuar një aleancë të veçantë me bllokun evropian, në mes të tensioneve tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit