

Sot Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas parashikimeve, moti do të mbizotërohet nga kthjellimet, ndërsa nga orët e mesditës deri në pasdite priten vranësira të pakta kalimtare, veçanërisht në zonat malore. Në këto relieve, vranësirat mund të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe shumë të dobëta, kryesisht në formë pikash.
Për sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim kryesor nga jugperëndimi dhe veriperëndimi, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës pritet të arrijë përkohësisht deri në 12 m/s.
Në hapësirat detare, situata do të jetë e qetë, me një valëzim të ulët të forcës 1 deri në 3 ballë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






