Transmetuar më 16-09-2026, 22:40

Vendimi i Gjykatës Speciale për dënimin e ish-presidentit Hashim Thaçi me 25 vite burgim ka nxitur reagimin e menjëhershëm të djalit të tij, Endrit Thaçi. Përmes një mesazhi të ndjerë të publikuar në rrjetet sociale, ai ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pakursyer që qytetarët shqiptarë i kanë dhënë familjes së tij gjatë gjithë këtij procesi maratonë gjyqësor.

Endrit Thaçi falënderoi veçanërisht bashkëkombësit që udhëtuan drejt Hagës dhe protestuan me orë të tëra, duke nëvizuar se zëri i tyre në mbështetje të çlirimtarëve mbetet një forcë e madhe. Ai bëri me dije se sapo të kthehet në Kosovë do t’i bashkohet menjëherë aksionit qytetar dhe solidaritetit popullor, me bindjen se përballja ligjore dhe morale nuk përfundon me këtë shkallë të gjykimit.

Në mesazhin e tij, ai nëvizon se ashtu si i ati u përball me dinjitet e kokën lart me verdiktin e gjykatës, ashtu edhe familja e populli do të vijojnë rrugëtimin me pjekuri. Sipas tij, historia e luftës çlirimtare është e gdhendur në lëkurën e ushtarëve të UÇK-së dhe e vulosur me gjakun e dëshmorëve, ndaj asnjë vendim gjyqësor nuk mund të tjetërsojë të vërtetën e saj.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit