

BEOGRAD — Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar publikisht pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët u dënuan me 81 vite burgim gjithsej për krime lufte.
Gjatë një konference për mediat, Vuçiç u shpreh i pakënaqur me faktin se trupi gjykues rrëzoi gjashtë pikat e akuzës që lidheshin me krimet kundër njerëzimit, duke cituar kështu deklaratën e tij të plotë:
"E gjithë kjo nuk u mor parasysh dhe këto gjashtë akuza, të cilat kanë të bëjnë me krimet më të rënda kundër njerëzimit, nuk u shpallën fajtorë."
Sipas vendimit të shpallur nga Gjykata Speciale, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite burgim për krime lufte, ndërsa të gjitha akuzat për krime kundër njerëzimit u hodhën poshtë si të paprovuara.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






