

WASHINGTON — I dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Komisioneres Evropiane Marta Kos lidhur me ecurinë e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Dhomat e Specializuara të Hagës.
Përmes një qëndrimi publik, diplomati amerikan bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të financimit dhe mbylljen e këtyre institucioneve, duke e publikuar të plotë këtë deklaratë:
"Jo. Të mbash dikë në burg për gjashtë vjet për diçka që pretendohet se ka ndodhur 25 vjet më parë, është e turpshme. Evropa duhet t’i reformojë institucionet e saj dhe politikat e saj. Kjo nuk është drejtësi; është aktivizëm i elitave. Është një tjetër njollë për Evropën. Financimi për këto gjykata radikale duhet të ndërpritet menjëherë."
Sipas Grenell, institucionet evropiane duhet të reformohen thellësisht, pasi mënyra e veprimit të gjykatave të tilla nuk përfaqëson drejtësinë, por një njollë dhe një aktivizëm të elitave.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






