Transmetuar më 16-09-2026, 18:48

DURRËS — Një ngjarje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 17:30 në lagjen Nr. 1 të qytetit të Durrësit, ku ka mbetur i plagosur një 52-vjeçar.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, shtetasi F. F., 61 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin E. Sh., 52 vjeç. Mësohet se i dëmtuari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes. Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në lagjen Nr. 1, Durrës, shtetasi F. F., 61 vjeç, banues në lagjen Nr. 1, Durrës, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin E. Sh., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit