

Në pranga ka rënë Erniel Canka, 47 vjeç. Në lokal u gjetën doza kanabisi dhe pajisje për lojëra fati, ndërsa ndaj djalit të tij nisi hetim pas sendeve të gjetura në banesë
Tiranë – Një lokal në rrugën “Thoma Koxhaj”, në Tiranë, është zbuluar si ambient që dyshohet se ishte përshtatur për shitjen e lëndëve narkotike dhe organizimin e lojërave të fatit.
Në pranga ka rënë pronari i lokalit, Erniel Canka, 47 vjeç, banues në Vaqarr.
Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën doza të dyshuara kanabisi, të ndara dhe të bëra gati për shitje, si edhe pajisje e sende që dyshohet se përdoreshin për zhvillimin e lojërave të fatit.
Pas kontrollit në lokal, hetuesit ushtruan kontroll edhe në banesën e 47-vjeçarit.
Aty u gjetën një radio, një palë pranga, një thikë dhe një sasi fishekësh, të cilat dyshohet se mbaheshin në mënyrë të paligjshme nga djali i tij, K. C., 22 vjeç.
Ndaj 22-vjeçarit ka nisur procedim penal në gjendje të lirë.
Lënda e dyshuar narkotike, pajisjet e lojërave të fatit dhe sendet e tjera të gjetura janë sekuestruar, ndërsa materialet i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






