

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shpallur fajtor Rexhep Selimin, duke e dënuar me 13 vjet burgim. Trupi gjykues arriti në përfundimin se Prokuroria e Specializuar arriti të provonte, përtej dyshimit të arsyeshëm, përgjegjësinë penale të tij për një pjesë të akuzave për krime lufte, duke përfshirë trajtimin çnjerëzor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.
Njëkohësisht, gjykata e shpalli të pafajshëm për akuzat që lidheshin me krime kundër njerëzimit.
Selimi ndodhet në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020 dhe, gjatë gjithë zhvillimit të procesit gjyqësor, është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






