Transmetuar më 16-09-2026, 11:56

Gjykata Speciale e Hagës ka shpallur fajtor Jakup Krasniqin për disa prej akuzave për krime lufte, ndërsa e ka shpallur të pafajshëm për akuzat që lidheshin me krime kundër njerëzimit. Për krimet e vërtetuara, Krasniqi u dënua me 25 vjet burgim.

Sipas trupit gjykues, ish-drejtuesi i UÇK-së u gjet fajtor për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ndaj 385 personave, trajtim mizor si krim lufte ndaj 49 personave, torturë si krim lufte po ashtu ndaj 49 personave, si dhe vrasje të paligjshme ndaj 96 personave.

Në përfundim të leximit të aktgjykimit, kryesuesi i trupit gjykues i komunikoi Krasniqit se, në lidhje me akuzat për krime kundër njerëzimit, ai shpallej i pafajshëm.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit