Transmetuar më 16-09-2026, 11:54

Gjykata Speciale e Hagës ka shpallur fajtor ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për krime lufte, duke e dënuar me 25 vjet burgim. Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara e ka shpallur atë penalisht përgjegjës për një sërë veprash të rënda, duke përfshirë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Sipas vendimit të shpallur, trupi gjykues ka caktuar dënime të veçanta për secilën nga pikat e akuzës ku Thaçi u gjet fajtor:

Për arrestim dhe ndalim arbitrar ndaj 385 personave (Pika 3): 15 vjet burgim Për trajtim mizor ndaj të paktën 49 personave (Pika 5): 4 vjet burgim Për torturë të kryer ndaj të paktën 303 personave (Pika 7): 20 vjet burgim Për vrasje të paligjshme të të paktën 96 personave (Pika 9): 23 vjet burgim

Pavarësisht dënimeve individuale për secilën pikë akuze, trupi gjykues ka vendosur të shqiptojë një dënim të njësuar prej 25 vjetësh burgim për Thaçin, në të cilin do të llogaritet edhe koha që ai ka kaluar deri tani në paraburgim.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit