Transmetuar më 16-09-2026, 10:46

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka rrëzuar akuzën për krime kundër njerëzimit që rëndonte mbi ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Vendimi u bë publik gjatë leximit të përmbledhjes së aktgjykimit, në një seancë të hapur për publikun.

Kryesuesi i trupit gjykues, Charles Smith, shpjegoi arsyetimin ligjor pas kësaj rrëzimi: "Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk arriti të vërtetonte, përtej dyshimit të arsyeshëm, se ishte kryer një sulm i përhapur ose sistematik kundër një popullate civile."

Akuza e rrëzuar përfshinte pretendime të rënda, si përndjekje, burgosje dhe ndalim të paligjshëm, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë e personave. Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria e Specializuar, viktima të pretenduara të këtyre krimeve ishin persona të konsideruar si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë shqiptarë të Kosovës, serbë, romë, si dhe komunitete të tjera.

Gjatë gjithë procesit gjyqësor në Hagë, të katërt ish-drejtuesit kishin mohuar kategorikisht akuzat e ngritura ndaj tyre, duke u deklaruar të pafajshëm.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit