Transmetuar më 16-09-2026, 10:33

PËRDITËSIM I DREJTPËRDREJTË

12:00 – Burgim me shumë vite për luftëtarët e UÇK

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Thaçi dhe Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim. Të katër të akuzuarit janë shpallur fajtorë për katër pika të krimeve të luftës, ndërsa trupi gjykues i ka shpallur të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

10:38 URGJENT: Bie akuza ndaj katërshes së UÇK-së për krime kundër njerëzimit

Gjyjata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime lufte pas 20 qershorit 1999, citon noa.al një raportim nga Klan Kosova.

Kësisoj akuza për krime kundër njerëzimit ka rënë për secilin prej katërshes së UÇK-së.

Në Gjykatën Speciale në Hagë është duke vazhduar seanca për vendimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.

Përditësim minutë pas minute

Seanca në Hagë ka nisur në orën 10:00 dhe sipas njoftimit të Speciales pritet të zgjasë rreth dy orë. Me urdhër të Gjykatës, transmetimi televiziv bëhet me 10 minuta vonesë, që do të thotë se kur të jetë shpallur vendimi, publik do të bëhet vetëm dhjetë minuta më pas.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale, me seli në Hagë, sot pritet të shpallin aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Nga Qeveria e Kosovës, në Hagë për ta përcjellë seancën ndodhen zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.

Aktgjykimi pritet të shpallet pas një procesi gjyqësor që zgjati rreth gjashtë vjet. Katër ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Prokuroria pretendon se ata kishin autoritet të mjaftueshëm për të marrë pjesë në një plan të përbashkët kriminal.

Në anën tjetër, mbrojtja argumenton se UÇK-ja ishte një forcë guerile e decentralizuar dhe se pushteti real shpesh ishte në nivel lokal.

Pritja për aktgjykimin ka nisur që dje edhe në Prishtinë. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, ku kanë kaluar natën për ta pritur vendimin e sotëm, i cili pritet të jetë një vendim tejet i rëndësishme për vendin.

Edhe qytetarët që kanë ardhur në Hagë kanë nisur të mblidhen për të ndjekur në ambient të hapur shpalljen e aktgjykimit të Gjykatës Speciale.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit