Transmetuar më 16-09-2026, 10:23

Sot vendoset për fatin gjyqësor të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në përfundim të një prej proceseve më të gjata dhe më të ndjekura që lidhen me luftën e Kosovës. Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka nisur seancën ku pritet të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Momenti pritet të ndiqet me interes të jashtëzakonshëm nga Kosova. Në Prishtinë janë bërë përgatitje të veçanta që qytetarët të ndjekin seancën drejtpërdrejt përmes një ekrani të madh të vendosur në shesh, ndërsa edhe në Hagë pritet një prani e konsiderueshme shqiptarësh, të ardhur nga Kosova dhe vende të ndryshme të Europës.

Katër të pandehurit ndodhen në paraburgim që prej nëntorit të vitit 2020. Vetë procesi gjyqësor kishte nisur më 3 prill 2023 dhe përfshiu dëgjimin e dëshmive nga qindra persona, shqyrtimin e mijëra dokumenteve, si dhe një përballje të gjatë mes Prokurorisë dhe ekipeve mbrojtëse.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi përballen me 10 akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, mes të cilave përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë. Aktakuza përfshin gjithashtu akuza për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, si dhe trajtim mizor ndaj viktimave.

🔴LIVE/ SHPALLET VENDIMI PËR KRERËT E UÇK! LIVE NGA HAGA E KOSOVA – YouTube

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit