Transmetuar më 16-09-2026, 08:54

Autoritetet greke kanë shpallur alarm në shkallë kombëtare për kapjen e Alket Rizait, i njohur për të shkuarën e tij të stuhishme kriminale, pasi ky i fundit nuk u paraqit siç duhej në burg pas përfundimit të një leje të përkohshme. Sipas afatit të caktuar, ai duhej të ktheohej të hënën në mëngjes, më 14 shtator, në orën 08:00, por kjo nuk ndodhi.

Zëdhënësja e Policisë Greke, Constantia Dimoglidou, bëri me dije për ERT se hetimet për gjetjen e tij tashmë janë përhapur në të gjithë territorin grek, dhe jo vetëm në rajonin e Atikës, ku ai u pa për herë të fundit pranë një dyqani të kujdesit shëndetësor. Sipas saj, deri në këtë moment Rizai kishte përfituar gjithsej 16 leje të mëparshme, pa asnjë shkelje të regjistruar.

Ndërkohë, emri i tij po lidhet edhe me një episod tjetër të dyshimtë: një shkëmbim të shtënash me armë zjarri, ndodhur në orët e para të së dielës, jashtë një lokali plazhi në zonën e Anavyssos. Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë paralelisht me kërkimin e tij.

Emri i Alket Rizait, 48 vjeç, nuk është i panjohur për policinë greke. Ai mbetet ndër të dënuarit më të njohur të vendit, i famshëm veçanërisht për dy arratisjet spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë të Korydallos, të realizuara me helikopter në vitet 2006 dhe 2009, në bashkëpunim me kriminelin tjetër të kërkuar, Vasilis Paleokostas. Tashmë, ndërsa vuante një dënim për vepra të tjera penale të rënda, ai gjendet sërish jashtë kontrollit të autoriteteve, të cilat kanë nisur një ndjekje intensive për ta gjetur dhe rikthyer pas hekurave.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit