Transmetuar më 16-09-2026, 08:01

Ditën e sotme, në Hagë do të zhvillohet seanca vendimtare për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 12:00, duke qenë e hapur për publikun. Transmetimi, që do të bëhet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe, do të vijë me rreth 10 minuta vonesë, kështu që publiku do ta ndjekë praktikisht nga ora 10:10.

Në pritje të kësaj ngjarjeje, qindra qytetarë kanë kaluar natën në sheshet e Prishtinës, mes këngësh, flamujsh dhe pranë "Flakës së Lirisë". Ata vazhdojnë të qëndrojnë të mbledhur në shesh, ku është vendosur edhe një ekran i madh nga i cili do të ndiqet shpallja e vendimit për ish-krerët e UÇK-së.

Teksa mëngjesi po e gjen Prishtinën në pritje, numri i të pranishmëve në shesh vijon të rritet, ndërkohë që qytetarët presin me padurim nisjen e seancës historike në Hagë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit