Transmetuar më 16-09-2026, 07:24

Ditën e mërkurë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare, të cilat lokalisht do të bëhen më të dendura përgjatë relieveve kodrinore dhe malore.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, veçanërisht në zonat malore të jugut, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në det pritet valëzim i forcës 1-2 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit