

Teksa "Big Brother VIP Kosova 5" po i afrohet nisjes, e cila raportohet të ndodhë javën e parë të tetorit, kanë filluar të qarkullojnë edhe detajet e para për personazhet që mund të bëhen pjesë e shtëpisë.
Gazetari i Klan Kosova, Agon Rexhepi, ka zbuluar profilet e dhjetë personazheve që, sipas informacioneve të tij, janë mes emrave të mundshëm të edicionit të ri. Ai shmangu publikimin e shumicës së emrave, por dha disa të dhëna që mund t’ia bëjnë më të lehtë publikut të hamendësojë se për kë bëhet fjalë. Në listën e tij përfshihen një këngëtar mbi 55 vjeç, një këngëtare e muzikës popullore rreth të 50-ave, si dhe një moderatore e njohur, e cila prej një ose dy vitesh nuk është aktive në ekran.
Një tjetër profil që tërhoqi vëmendjen është ai i një reperi të ri, për të cilin Rexhepi tha se ka arritur sukses të madh dhe ka pasur përplasje muzikore me emra si Fero dhe Don Xhoni. Ai përmendi gjithashtu një gazetare me lidhje familjare me një këngëtare të njohur, si dhe një influencer që është bërë i njohur duke imituar personazhe të tjerë të rrjeteve sociale.
Mes profileve të përmendura, gazetari dha edhe disa indicie më konkrete: "E kemi edhe një këngëtar që është bërë i famshëm për lëvizjet e tij, Bejta. Kemi edhe një profesoreshë, Kaltrina. Dhe në fund e kemi një regjisore," deklaroi ai.
Megjithatë, bëhet fjalë për një listë të mundshme dhe jo për kastin zyrtar të "Big Brother VIP Kosova 5". Derisa produksioni të prezantojë banorët zyrtarisht, mbetet për t’u parë se sa prej profileve të zbuluara nga Agon Rexhepi do të kalojnë realisht derën e shtëpisë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






