Transmetuar më 15-09-2026, 17:58

LEZHË – Një aksident i rëndë ndodhi sot pranë kryqëzimit të Gocajve, përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, shkak i përplasjes dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar nga njëri prej drejtuesve të automjeteve.

Si pasojë e përplasjes, u lënduan dy drejtues automjetesh dhe një pasagjer. Të tre u transportuan në Spitalin e Lezhës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat ndërhynë për të normalizuar qarkullimin e automjeteve në aks. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa shkaqet e sakta pritet të konfirmohen pas përfundimit të hetimit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit