Transmetuar më 15-09-2026, 13:00

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se nga 1 janari 2027 do të dyfishohet bonusi për pensionistët, teksa vendi po i afrohet zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ibrahimaj bëri të ditur se dyfishimi i bonusit do të prekë të gjitha kategoritë e pensionistëve, krahas vijimit të indeksimit të pensioneve. Ministrja theksoi se për këtë masë mbështetjeje është parashikuar një fond shtesë prej 22.4 miliardë lekësh në buxhetin e vitit të ardhshëm.

"Pensionistët janë në qendër të politikave tona sociale dhe rritja e të ardhurave të tyre mbetet një nga prioritetet tona," u shpreh Ibrahimaj. "Në vitin 2026 nisëm bonusin mujor, ndërsa nga 1 janari 2027 ai do të dyfishohet për të gjitha kategoritë e pensionistëve, krahas vijimit të indeksimit të pensioneve."

Sipas saj, objektivi i qeverisë është që deri në vitin 2030 pensioni i plotë të mos jetë më pak se 40 mijë lekë, ndërsa pensioni i pjesshëm jo më pak se 22 mijë lekë. "Një angazhim konkret për të rritur, hap pas hapi, të ardhurat e pensionistëve," përfundoi ministrja.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit