

Merita, një 34-vjeçare, e cila denoncon publikisht se është dhunuar seksualisht nga 52 vjeçari Bledar Bakaj që siç thotë ajo, është daja i deputetes Zegjine Çaushi, ka folur lidhur me ngjarjen dhe ka dalë në mbrojtje të vajzës.
Në një intervistë për “Me Zemër të Hapur”, ajo pohon se Zegjina nuk ka faj për situatën dhe se ajo (Zeqineja) nuk mban përgjegjësi për veprimet e dajës, që është ish-bashkëjetuesesi i saj.
“Është daja e Zeqinesë. E kam takuar edhe Zegjinenë pas dy ditësh. Nuk ka faj ajo. Erdhi tek shtëpia dhe ai e përzuri. ‘Do të na fusësh në telashe’, i tha”, shprehet 34-vjeçarja.
Dalja në media vjen dy ditë pasi në Roskovec, babai i saj 67-vjeçar Enver G., mbeti i plagosur në fshatin Suk, pasi dyshohet se u godit me një mjet prerës nga 52-vjeçari Bledar Bakaj.
Sipas policisë, konflikti shpërtheu pasi Bakaj shkoi në shtëpinë e ish-bashkëjetueses së tij, në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata, dhe pati një përplasje me babain e saj, Enverim.
Babai u plagos me drapër në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar u arrestua pas ngjarjes, pranë banesës së tij në fshatin Mbërsh të Roskovecit. Ai akuzohet për veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës".
Ndërkohë, 34-vjeçarja, ish-bashkëjetuesja e Bakajt, ka dhënë këtë intervistë për emisionin "Me Zemër të Hapur", ku ka treguar historinë e marrëdhënies me të dyshuarin, duke përshkruar një kalvar keqtrajtimesh dhe presioni psikologjik që përfundoi me ndërhyrjen e policisë dhe arrestimin e tij.
“Erdhi me sëpatë, erdhi vetëm por makinën e kishte lënë pak më larg. Bledari tha se do të më gjente punë, tha e kam vajzën e hallës dhe mbesën, doja ilaçe për babanë dhe nënën edhe për vete jam me alergji. Gjithmonë e kam takuar me babanë. Më thoshte do të gjej një punë unë gëzoja se do të merrja një rrogë e do të kisha mundësi të blija ilaçet e babait. Më tha do të të ndihmoj pa interes.
Më çoi tek një doktor, me përparëse, më ta ky do të të vizitojë. Pastaj më mori më futi në makinë dhe telefonoi babanë i tha kemi marrë ambulancën. Por ajo nuk ishte ambualncë, më mori më çoi në Levan, më futi nëpër ferra dhe më ka përdhunuar.
Më pas më çoi tek e motra, ku e kam gdhirë tërë natën jashtë.
Më ka dhunuar, më ka çuar në varreza, më tha ky është vendi yt, këtu do të hysh E merrnin njerëzit dhe i thonin lere të ikë, më thoshte vetëm vdekja. Më çoi në komisariat dhe më mësoi se çfarë duhet të thoja”, tha ajo.
Kurse në Top Channel, tha: “Shumë shumë e ngarkuar dhe kam nevojë urgjentisht për psikolog. Më ka dhunuar, më ka përdhunuar nga të gjitha anët. Nuk mundesha më, nuk lëvizja dot. Vetëm më kërcënonte. Çdo minutë: ‘ Do të vras! Do të vras!’”, u shpreh Merita.
Çfarë tha policia për ngjarjen
Roskovec/ Plagosi me mjet prerës (drapër), një 67-vjeçar, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin B. B., 52 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në fshatin Suk, Roskovec, shtetasi B. B., 52 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. G., 67 vjeç, në banesën e tij, e ka goditur atë me mjet prerës (drapër), në këmbë.
Shtetasi B. B. ka thyer urdhrin e mbrojtjes që i ka caktuar Gjykata, ish-bashkëjetueses së tij (vajza e 67-vjeçarit), duke shkuar në banesën e tyre, ku më pas ka ndodhur konflikti.
Autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi B. B., u kap pas 30 minutash, afër banesës së tij, në fshatin Mbërsh, Roskovec.
Shtetasi E. G. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






