

Një tjetër shpërthim është regjistruar gjatë natës në fshatin Ardhishtë të Shijakut duke shënuar rastin e katërt në pak ditë në disa qytete të vendit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të shtetasit S. G.
Sipas të dhënave paraprake, porta e oborrit është dëmtuar dhe dyshohet se shkak ka qenë një sasi lënde plasëse.
Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Hetuesit po punojnë për të përcaktuar saktësisht rrethanat e shpërthimit, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






