

Një aksident tragjik në Irvine të Kalifornisë ka marrë jetën e themeluesit të South OC Cars and Coffee, James Ver, 27 vjeç, dhe të një 22-vjeçareje nga Florida, Alexis "Lexi" Kramer. McLaren-i me të cilin udhëtonin u përplas me një pemë, u shkatërrua dhe më pas u përfshi nga flakët. Identiteti i vajzës u bë i ditur vetëm pas aksidentit, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende nën hetim.
Kramer kishte udhëtuar drejt Kalifornisë vetëm dy ditë para aksidentit për të takuar Verin, me të cilin kishte komunikuar prej rreth një muaji në internet. Sipas motrës së saj, Gracie, 22-vjeçarja kishte pasion për makinat dhe motoçikletat dhe kishte planifikuar të takohej personalisht me Verin, i cili i kishte paguar edhe biletën e avionit.
Gracie ka deklaruar se Ver i kishte thënë motrës së saj se ishte ndarë nga gruaja e tij, Emma Ver, dhe se divorci ishte në proces. Megjithatë, ajo shprehu dyshime për këtë pretendim, pasi, sipas të dhënave të gjykatës së Orange County të shqyrtuara nga media amerikane, nuk rezultonte të ishte depozituar asnjë kërkesë për divorc. "Ai e gënjeu motrën time dhe i tha se divorci i tij po finalizohej dhe se ishte ndarë plotësisht," ka thënë Gracie. Sipas saj, Ver komunikonte çdo ditë me 22-vjeçaren dhe përfundimisht e bindi atë të udhëtonte drejt Kalifornisë për ta takuar.
Të dy kaluan një pjesë të së shtunës në eventin e njohur South OC Cars and Coffee, përpara se të niseshin më vonë me McLaren-in. Ver kishte publikuar gjithashtu një fotografi ku dukej duke u ndaluar nga policia, pa u bërë e qartë arsyeja e ndalimit. Sipas raportimeve paraprake, McLaren-i ishte ndalur në një semafor dhe, pasi drita u bë e gjelbër, automjeti u nis me shpejtësi të madhe. Pak më vonë, drejtuesi humbi kontrollin, makina doli nga rruga, u përplas me trotuarin dhe më pas goditi me forcë një pemë.
Përplasja ishte aq e fuqishme sa McLaren-i u nda në disa pjesë dhe shpërtheu në flakë. James Ver dhe Alexis Kramer humbën jetën në vendngjarje. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende se kush ishte në drejtimin e automjetit në momentin e aksidentit. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar saktësisht se si ndodhi përplasja dhe çfarë e shkaktoi humbjen e kontrollit.
Ndërkohë, përpara se të bëhej publik identiteti i 22-vjeçares, bashkëshortja e Verit, Emma, kishte publikuar në rrjetet sociale një album me fotografi nga jeta e tyre së bashku, përfshirë edhe ditën e dasmës. Në mesazhin e saj të ndarjes nga jeta, ajo e përshkroi Jamesin si një njeri "të zgjuar, të sjellshëm, qesharak dhe të dashur", duke shkruar se mundësia për ta dashur kishte qenë bekimi më i madh i jetës së saj.
Two people were killed when a McLaren crashed into a tree and burst into flames overnight in Irvine, police said. Relatives identified one of the victims as James Wehr, who co-founded South OC Cars and Coffee in San Clemente.
Read more: https://t.co/seBi0Lnug1 pic.twitter.com/2xN8qLC4cL
— ABC7 Eyewitness News (@ABC7) September 14, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






