Transmetuar më 15-09-2026, 09:38

GJKKO ka shpallur vendimin për të pandehurit Durim Bami, Altin Morina, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Edison Jozvik, Heneringert Mitri dhe Oltion Zefi, të përfshirë në dosjen e njohur si "Revanshi".

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kishte kërkuar për këtë grup kriminal mbi 98 vite burg gjithsej. Në kuadër të kësaj dosjeje u zbardhën 12 ngjarje kriminale që ndodhën, u përgatitën ose dështuan gjatë vitit 2020, të kryera nga 7 grupe kriminale me veprimtari në qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.

Kërkesat e mëparshme të prokurorisë për dënimin e të pandehurve ishin si më poshtë:

Durim Bami: 21 vite burg, 14 vite me gjykim të shkurtuar Oltion Zefi: 20 vite burg, 13 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar Altin Morina: 13 vite e 6 muaj burg, 9 vite me gjykim të shkurtuar Edson Jozëik: 15 vite burg, 10 vite me gjykim të shkurtuar Aldo Avdyli: 10 vite burg, 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar Jozi Kraja: 10 vite burg, 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar Henerigert Mitri: 9 vite burg, 6 vite burg me gjykim të shkurtuar

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit