

TIRANË — Dita e martë pritet të sjellë kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në të gjithë territorin e vendit, të karakterizuara nga alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonat lindore dhe jugore.
Sipas shërbimit meteorologjik, në relievet kodrinore dhe malore në lindje e jug, vranësirat do të shoqërohen me reshje lokale dhe afatshkurtra shiu. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, në këto zona nuk përjashtohet mundësia e shtrëngatave të izoluara.
Parametrat e tjerë meteorologjikë do të mbeten stabilë, ku era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga verilindja drejt veriperëndimit me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë i ulët, i forcës 1 deri në 2 ballë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






