Transmetuar më 14-09-2026, 23:02

Interi u përkufizua sërish si "mjeshtër" i përmbysjeve në San Siro, duke mposhtur Udinesen me rezultatin 5-3 pas një ndeshjeje spektakolare.

Udinese e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh me Abankwah në minutën e 9-të dhe duke e dyfishuar atë vetëm 7 minuta më vonë me Ekkelenkamp, në 2-0. Interi reagoi shpejt: Carlos Augusto shkurtoi diferencën në minutën e 26-të, ndërsa Nicolo Barella barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 35-të, me të cilat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, zikaltrit dominuan plotësisht. Marcus Thuram e ktheu rezultatin në favor të Interit në minutën e 57-të (3-2), Pio Esposito shënoi golin e katërt në minutën e 66-të, ndërsa Bony vulosi përmbysjen me golin e pestë në minutën e 79-të. Në shtesë, Gueye shënoi golin e ngushëllimit për Udinesen, duke përcaktuar rezultatin final 5-3.

Me këtë fitore, Interi arrin kuotën e 12 pikëve dhe i bashkohet Romës në krye të renditjes, ndërsa Udinese mbetet me 4 pikë të grumbulluara pas 4 ndeshjeve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit