

TIRANË — Analisti Fitim Zekthi ka deklaruar se një lirim i mundshëm nga burgu i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, do ta rikthente atë më të fuqishëm në skenën politike, duke krijuar një sfidë direkte për Kryeministrin Edi Rama.
I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Zekthi argumentoi se dalja nga paraburgimi do t’i jepte Veliajt një peshë të re politike brenda dhe jashtë mazhorancës, çka sipas tij përbën një faktor rreziku jo të papërfillshëm për vetë kreun e qeverisë.
Analisti nëvizo se Rama po përpiqet të mbajë distancë publike nga procesi gjyqësor duke ia lënë çështjen institucioneve të drejtësisë, ndërsa solli në vëmendje edhe vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese e cila i njohu Veliajt të drejtën e ruajtjes së mandatit në krye të Bashkisë së Tiranës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






