

BEOGRAD — Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë me dije se do të japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit më 27 shtator, për t’u përfshirë drejtpërdrejt në fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të caktuara për më 25 tetor.
Gjatë një interviste televizive për TV Pink, Vuçiç deklaroi se mbrëmjen e 27 shtatorit do t’i drejtohet popullit serb për t’i falënderuar për mbështetjen përgjatë mandatit të tij, duke nëvizuar se pas dorëheqjes do të zbresë në terren si qytetar i zakonshëm për të zhvilluar fushatën zgjedhore nëpër qytete e fshatra.
Vendimi vjen pasi më 9 shtator Vuçiç shpërndau zyrtarisht Kuvendin e Serbisë, si rezultat i presioneve politike dhe protestave të vazhdueshme kundër korrupsionit të nxitura pas tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit. Vuçiç, mandati i të cilit përfundonte në vitin 2027, do të udhëheqë listën e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) si kandidat zyrtar i saj për postin e Kryeministrit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






