

TIRANË — Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht në prag të seancës që pritet të zhvillohet nesër në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Bardhi pohoi se një vendim i mundshëm për lirimin e Veliajt nga paraburgimi do të përbënte "funeralin përfundimtar të Reformës në Drejtësi". Ai nënvizoi se kryebashkiaku përballet me akuza të rënda nga SPAK-u, të cilat përfshijnë 9 raste korrupsioni pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre.
Bardhi i bëri thirrje trupës gjykuese të Gjykatës së Lartë të ruajë pavarësinë dhe të shmangë standardet e dyfishta mes qytetarëve të zakonshëm dhe zyrtarëve të lartë. Po ashtu, kreu i grupit të PD-së u kërkoi partnerëve ndërkombëtarë të ndjekin me vëmendje procesin, duke pretenduar se nga ana e ekzekutivt po ushtrohet presion mbi trupën gjykuese.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






