Transmetuar më 14-09-2026, 19:39

TIRANË — Revolta qytetare kundër klasës politike ka shënuar këtë të hënë ditën e saj të 107-të radhazi në kryeqytet. Protestuesit janë grumbulluar fillimisht në sheshin "Skënderbej" dhe më pas kanë marshuar drejt godinës së Kryeministrisë, ku janë mbajtur fjalimet e radhës nga organizatorët dhe pjesëmarrësit.

Nën thirrjet "Arrestoni Ramën" dhe "Nuk shitet Shqipëria", qytetarët e pajisur me pankarta e flamuj kombëtarë rikonfirmuan kërkesat e tyre kryesore: dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit Edi Rama si dhe shfuqizimin e amendamenteve ligjore për zonat e mbrojtura.

Gjatë ditëve të fundit, tubimeve të përditshme i janë bashkuar edhe përfaqësues të diasporës shqiptare, ndërsa organizatorët bënë me dije se protesta do të vijojë pa ndërprerje deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit