

BRAZIL – Trajneri i Kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar zyrtarisht se koha e Neymar me fanellën e "Seleção"-s ka marrë fund, ndërsa skuadra ka nisur një fazë të re rindërtimi dhe përtëritjeje të thellë.
Në një intervistë për CNN Esportes, tekniku italian u shpreh se vetë yllit brazilian i ka mbyllur këtë kapitull, duke theksuar se tashmë vëmendja duhet të zhvendoset tërësisht te brezi i ri i futbollistëve.
Filozofia e re e Ancelottit: Besim te brezi i ri Duke folur për trashëgiminë e Neymar, Ancelotti e cilësoi atë si një talent të jashtëzakonshëm dhe unik, por theksoi se ekipi duhet të ecë përpara duke projektuar të ardhmen.
"Unë besoj se duhet të ecim hap pas hapi. Tani për tani – për ndeshjen e parë dhe miqësoret pasuese që çojnë në Kupën e Botës – duhet të përqendrohemi te lojtarët e rinj që mund të jenë pjesë e së ardhmes: ata të lindur në vitet 2004, 2005 dhe 2006," u shpreh trajneri.
Riorganizimi i kombëtares braziliane ka nisur tashmë me afrimin e fytyrave të reja në grupin e lojtarëve, ndërsa Ancelotti la të kuptohet se në planet afatgjata mund të përfshihen edhe talente të tjera jashtëzakonisht të reja, duke përfshirë ata të lindur në vitin 2008.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






