Transmetuar më 14-09-2026, 13:42

TIRANË – Gazetari i njohur Osman Stafa është bërë objekt i një kërcënimi serioz me vdekje, pasi ka marrë një mesazh intimidues në llogarinë e tij personale në rrjetin social Facebook.

Në mesazhin e dërguar drejtuar gazetarit shkruhet hapur: “mbaje mend do të vras” dhe “këtë ta garantoj”. Sipas dëshmisë së vetë Stafës, ky kërcënim dyshohet se ka ardhur si pasojë e ushtrimit të detyrës, konkretisht për një material filmik të realizuar gjatë protestës së 8 shtatorit pranë Kuvendit, ku ai kishte dokumentuar veprimet e personave civilë gjatë ndalimit të një protestuesi.

Ngjarja on ë ngritur shqetësim të madh në radhët e komunitetit mediatik, ndërsa Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka lëshuar një reagim të fortë duke dënuar aktin dhe duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve.

AGSH e ka cilësuar kërcënimin me jetë si një sulm të rëndë ndaj sigurisë së gazetarit, lirisë së medias dhe së drejtës së publikut për t’u informuar. Shoqata i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve ligjzbatuese që të veprojnë me urgjencë për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të personit ose personave që fshihen pas llogarisë nga është dërguar kërcënimi.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit