

DURRËS – Policia e Shtetit ka goditur një tjetër tentativë për të futur lëndë narkotike të llojit kokainë në vend përmes Portit të Durrësit, duke shënuar kështu rastin e tretë brenda një muaji. Operacioni i koduar “Anchor 3” çoi në bllokimin e mbi 41 kilogramëve lëndë narkotike, vlera e tregut të së cilës llogaritet rreth 2 milionë euro.
Operacioni u finalizua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të portit.
Kontejneri me origjinë nga Brazili, i cili sipas dokumentacionit zyrtar transportonte ngarkesë me mish pule.
Metoda e fshehjes: Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e policisë, në kapakët e jashtëm të kontejnerit u zbuluan dhe u sekuestruan 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike.
Pesha totale e kokainës rezultoi 41 kg e 350 gramë.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë duke vijuar veprimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Përveç përcaktimit të itinerarit të plotë, po punohet intensivisht për identifikimin, shpalljen në kërkim dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë në këtë rrjet ndërkombëtar trafiku.
Njoftimi i Policisë:
Port, Durrës/ Goditet një rast i trafikimit të kokainës nga Brazili drejt Shqipërisë.
Brenda një muaji goditen 3 raste të tentativës për të futur lëndë narkotike në Shqipëri, nëpërmjet Portit të Durrësit.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Anchor 3”, sekuestrohen 41 kg e 350 gramë kokainë, me vlerë tregu rreth 2 milionë euro.
Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit, në kuadër të hetimeve për një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Në Portin e Durrësit, shërbimet e Policisë kryen kontroll të imtësishëm në një kontejner me origjinë nga Brazili, i cili, sipas dokumentacionit, transportonte mish pule.
Gjatë kontrollit të kontejnerit, në kapakët e jashtëm të tij u konstatuan 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Sasia totale e lëndës së dyshuar narkotike rezultoi 41 kg e 350 gramë, ndërsa vlera e saj përllogaritet rreth 2 milionë euro.
Strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike, si dhe identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






