

TIRANË – Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me alarmin fals për bombë që tronditi mëngjesin e sotëm një nga shkollat e kryeqytetit. Personi i vënë në pranga nga Policia e Tiranës dhe shërbimet e Antiterrorit është 47-vjeçari Armand Jatagani.
Para se të prandej nga blutë, vetë autori kishte publikuar një video në rrjetet sociale, ku pranon se kishte bërë denoncimin e rremë dhe tregonte se po priste në vendngjarje për të parë reagimin e autoriteteve.
Çfarë deklaroi autori në video?
Në pamjet e shpërndara prej tij, Jatagani shfaqet pranë shkollës duke sfiduar strukturat e rendit dhe duke u bërë thirrje prindërve të ndërmarrin veprime të ngjashme:
"Jam tek shkolla për të denoncuar faktin e terrorizmit. Të shikojmë se për sa do të vijnë. Ju bëj thirrje që çdo prind të bëjë të njëjtin veprim për të mbrojtur fëmijën e vet. Tani të shikojmë për sa vjen patrulla për terrorizëm. Trafik nuk ka, rrugët janë bosh."
Pas verifikimit të situatës, u konfirmua se bëhej fjalë për një alarm plotësisht fals, ndërsa veprimet online të autorit shërbyen si provë për identifikimin dhe kapjen e tij të menjëhershme nga forcat e policisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






