Transmetuar më 14-09-2026, 11:45

Aksident tragjik në aksin Bradashesh-Peqin: Ndërron jetë 69-vjeçari që lëvizte me biçikletë

ELBASAN – Një aksident i rëndë rrugor ka marrë jetën e një 69-vjeçari, paraditen e sotme, në aksin rrugor Bradashesh-Peqin, pranë fshatit Bradashesh.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur kur automjeti tip “Audi” me targë AA 089 DJ, i drejtuar nga djali 18 vjeçar me iniciale A.G., ka përplasur një çiklist.

I dëmtuari, Xhemali Çela, 69 vjeç dhe banor i zonës, është dërguar fillimisht për të marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Elbasanit. Për shkak të plagëve të rënda, ai është nisur me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë rrugës.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetues ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të këtij aksidenti fatal.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit