Transmetuar më 14-09-2026, 11:43

TIRANË – Seanca e radhës gjyqësore për çështjen e njohur si dosja “Partizani” është shtyrë zyrtarisht për shkak të mungesës së mbrojtësve ligjorë në sallën e gjyqit. Trupi gjykues është detyruar të shtyjë shqyrtimin e dosjes, duke caktuar datën e re të seancës më 28 shtator.

Mungesa e avokatëve është bërë me dije përmes kërkesave të depozituara paraprakisht pranë gjykatës, ku ata kanë arsyetuar se mospjesëmarrja e tyre vjen si zbatim i vendimit të marrë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë për bojkot të përgjithshëm të proceseve gjyqësore.

Në këto kushte, për shkak të pamundësisë së zhvillimit të seancës pa praninë e mbrojtjes ligjore, procesi është shtyrë për dy javë të tjera.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit