Transmetuar më 14-09-2026, 10:37

TIRANË – Dita e parë e vitit të ri shkollor në kryeqytet është shoqëruar me tensione dhe bllokim të qarkullimit. Një grup qytetarësh ka zhvilluar një protestë mëngjesin e sotëm në nyjën kryesore të qarkullimit te “Zogu i Zi”, duke u tentuar të bllokojnë një ndër akset më të ngarkuara të Tiranës.

Protesta ka përkuar me fluksin e lartë të automjeteve për shkak të nisjes së shkollave, duke sjellë vështirësi të mëdha në lëvizjen e qytetarëve dhe krijuar radhë të gjata trafiku.

Ndërhyrja e Policisë dhe shoqërimet

Reagimi i forcave të rendit ka qenë i menjëhershëm. Për të shmangur paralizimin e plotë të trafikut dhe bllokimin e nyjës së rëndësishme rrugore, policia ka ndërhyrë duke shpërndarë protestuesit.

Gjatë operacionit për zhbllokimin e rrugës, efektivët e policisë kanë shoqëruar disa prej protestuesve në komisariat, ndërsa situata është vënë nën kontroll dhe qarkullimi ka nisur gradualisht të rikthehet në normalitet.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit