Transmetuar më 14-09-2026, 10:13

Në Fier, policia konfirmoi sot se ka arrestuar 52 vjeçarin Bledar Bakaj, pasi e sheh si të dyshuarin e vetëm të ngjarjes së mbrëmshme në Roskovec ku u plagos një burrë.

Enver Gremi, 67 vjeç, mbeti i plagosur pasi u qëllua me një drapër në kupën e gjurit.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec, raporton noa.al.

Hetimi hedh dyshime se Bledar Bakaj ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij dhe është përfshirë në një debat me babain e saj, Enver Gremi, 67 vjeç.

Konflikti verbal ka vijuar më pas në oborrin e banesës, ku autori dyshohet se ka marrë një drapër dhe ka goditur Enverin, babain e ish-bashkëjetueses.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi, ndërsa familjarët kanë njoftuar ambulancën dhe Policinë.

I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia kreu kërkimet dhe sot konfirmoi kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit